Klinika e Dermatologjisë në QKUK po i kthehet normalitetit
Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit, pas një kohe të gjatë.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se me rekomandim të mjekëve specialistë, pacientët e fundit që po trajtoheshin nga COVID-19, pasi kanë rezultuar negativ në testet e fundit, janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Përmirësimi i situatës i ka hapur udhë Dermatologjisë, që pas dezinfektimit të hapësirave, të kthejë shërbimet e rregullta mjekësore për pacientët me probleme dermatologjike./21Media