Klitschko: Mësimi online do të rifillojë të hënën në kryeqytetin ukrainas

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se shkollat ​​në kryeqytetin ukrainas do të rihapen online të hënën(nesër).
“Më 28 mars, procesi arsimor do të rifillojë në kryeqytet – në formatin online. Do të përshtatet më shumë me kushtet aktuale. Dhe duke përdorur platforma të ndryshme arsimore për studentët”, ka thënë ai.
“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe nën një ligj kaq të rreptë ushtarak. Ata [rusët] po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë! Ne nuk do të dorëzohemi!”, shtoi më tej./21Media

Back to top button