KLMDNj: Gjykata Speciale bastisi mbrëmë dy shtëpi, po intervistohet Nuhi Ahmeti

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) njofton se ka informacione se mbrëmë më 2 maj 2023, policë të Gjykatës Speciale – EULEX-it bastisën shtëpinë e Flamur Sopi dhe Nuhi Ahmetit duke filluar nga ora 19:00 e deri në mesnatë. Policë të Gjykatës Speciale mbrëmë midis orës 19:00 e deri më 23:00, bastisën shtëpinë ku banon me qira Nuhi Ahmeti, ish i burgosur politik, kontribues aktiv në luftën e UÇK-së dhe nga viti 1990 aktivist i KMDLNj-së.

“Nuhi Ahmeti i ka deklaruar KMDLNj-së se policët para bastisjes ia kanë treguar urdhërin e Gjykatës për bastisje, e kanë njoftuar me të drejtat që i takojnë si dhe për të drejtën që gjatë bastisjes të jetë edhe avokati i autorizuar nga z. Ahmeti. Nuhi Ahmeti thotë se sjellja e policëve ishte në përputhje me mandatin e përcaktuar, se nuk kanë bërë asnjë dëm material dhe se ia kanë konfiskuar një telefon. Pas bastisjes i kanë lënë një ftesë për intervistim në EULEX, me datë 3 maj 2023, në ora 9:30.”, thuhet në njoftimin e KLMDNj-së.

Më tej KMDLNj njofton se është në pritje të përfundimit të intervistimit në mënyrë që të mësojë për arsyet e bastisjes dhe qëllimet e intervistimit. Gjatë bastisjes nuk ishte i pranishëm avokati shkaku se Nuhi Ahmeti nuk ka kërkuar praninë e avokatit ndërsa bëhet e ditur se  gjatë intervistimit do të jetë i pranishëmavokati i autorizuar nga  Nuhi Ahmeti./21Media

 

Back to top button