Kaloni te përmbajtja kryesore

Dita e Lirisë së Shtypit, Osmani: Festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës është zotuar për angazhim për të mbrojtur lirinë e medias, sot kur shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se sot shënohen  sukseset e mediave në Kosovë.

“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu ripërtërijmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme”, ka shkruar Osmani

3 Maji shënohet në të gjithë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është caktuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button