Klopp flet për gjendjen e Jotas pas lëndimit

Diogo Jota pësoi një lëndim muskulor në fitoren 1-0 të ‘Reds’ ndaj kampionëve në fuqi të Premier Ligës në ‘Anfield’.
Ai mori trajtim në fushë, dhe më pas u largua me barelë nga fusha.
Jurgen Klopp tha se janë në pritje të një vlerësim të plotë se sa serioz është problemi dhe për sa kohë Jota mund të mbahet jashtë fushës.
Klopp u tha gazetarëve kur u pyet për një përditësim mbi gjendjen e 25-vjeçarit: “Diogo, do të doja që të mos më duhej të flisja për këtë. E kam parë anash në ekran, jam i pari që e kam parë. Kur e pashë që ai zbriste dhe nuk kishte shumë kontakt, mund të shihni pak që dikush e shkel këmbën dhe ndoshta muskuli u zgjat shumë, 96 minuta, kjo nuk është e mirë për muskujt. Ai e ndjeu menjëherë dhe tani duhet të presim për të parë sa keq është.”/21Media 

Back to top button