Sulmi me dronë në Kiev, një viktimë

Një i vdekur është regjistuar në Kiev pas sulmit me dronë.
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko konfirmoi se viktima është një grua.
“Trupi i një gruaje të vdekur u nxor nga rrënojat e një shtëpie, ku ndodhi shpërthimi si rezultat i sulmit me dron”, tha ai.
Ndërkaq, kryeministri i vendit, Denys Shmyhal ka thënë se përgjigja e botës ndaj këtyre sulmeve duhet të jetë e qartë.
Ai ka kërkuar më shumë mbështetje për Ukrainën./21Media

Back to top button