Klopp flet për përshtatjen e Arthurit në skuadër, rekordin e Napolit dhe Spallettin

Jürgen Klopp ka folur sot për ndeshjen e nesërme të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve me Napolin gjatë një konference për shtyp para ndeshjes në “Diego Armando Maradona”.
Gjiganti anglez gjendet në Napoli për ndeshjen e tij hapëse në Grupin A të edicionit 2022/23 të Ligës së Kampionëve.
Klopp u përball me pyetje të shumta përpara ndeshjes, duke diskutuar tema të ndryshme me mediat, nga ajo se si do përshtatet Arthur me skuadrën, rekordin e klubit kundër Napolit si dhe për trajnerin e klubit italian, Luciano Spalletti.
“Arthurit tani i duhet vetëm futbolli, dhe stërvitja veçanërisht, kështu është. Ai nuk ishte në stërvitje ekipore për një kohë të gjatë te Juventusi, kështu që ai ka nevojë për stërvitjen e duhur të ekipit, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë me të. A mund të luajë minuta? Po. A duhet të luajë një lojë të plotë? Jo, sepse duhet të mësohet me intensitetin në çdo garë”, tha Klopp.
Sa i përket rekordit të tij si trajner në ballafaqimet me Napolin, Klopp tha:
“Sigurisht, ne nuk kemi fituar këtu, me Dortmundin jo, me Liverpoolin jo. Por nuk jam i sigurt, ne shpesh kualifikoheshim në finalen e Ligës së Kampionëve pasi Napoli ishte me ne në fazën e grupeve. Nuk jam i sigurt nëse gjatë gjithë kohës, por ndoshta dy herë nëse kam të drejtë, me Dortmundin dhe një vit me Liverpoolin gjithashtu”, tha Klopp.
Në fund, Klopp foli për trajnerin kundërshtarë në ndeshjen e nesërme, duke thënë se ka respekt të madh për Luciano Spalletin.
“Zoti Spalletti, kam luajtur vite më parë kur ai ishte në Zenit. Nëse do të mund të dukesha aq bukur sa ai duket pa kapelën, nuk do ta vishja vazhdimisht sepse nuk do të ishte e nevojshme! Ai është një lojtar i vërtetë i lojës, i punuar në të gjithë botën, shumë i suksesshëm, gjithmonë mund ta shihni vulën e tij në ekip. Është gjithmonë e qartë se kush është trajneri, këtë e respektoj shumë. Mezi pres ta shoh nesër”, tha Klopp.
Liverpooli e fillon nesër edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, ku zhvillon ndeshje si mysafirë kundër skuadrës italiane, Napoli.

Back to top button