Klopp i kënaqur me paraqitjen e Curtis Jones
Mesfushori, Curtis Jones po tregon paraqitjet tejet të mira për skuadrën e Liverpoolit edhe pse sezoni 2021/22 nuk filloi për të ashtu siç shpresoi.
Paraqitjen e parë që nga fillimi ndeshjes, Jones e bëri në Carabao Cup kundër Norwich, ndeshje në të cilën ishte edhe golashënues.
Gjëja më interesante ishte se Jones nuk po ndjehej mirë para fillimit të ndeshjes, bëri të ditur Klopp.
“Curtis zhvilloi një ndeshje tejet të mirë. Ai kishte disa probleme me stomakun para ndeshjes. Stafi mjekësor më tregoi që ta monitorojë atë, por pas ndeshjes i thash atij që çfarëdo që ka, le ta mbajë atë sepse bëri një paraqitje tejet të mirë.Ai luajti mrekullueshëm, ishte kudo në fushë, ishte i përfshirë në çdo gjë. Asistoi te goli i parë, ku më pas portieri e kishte të pamundur të intervenonte. Në shumë situata të tjera të ngjashme ai ishte i pranishëm, ndoshta në aspektin ofensiv jo, por në atë defansiv ai ishte i paprekshëm”, tha Klopp.
Curtis Jones zhvilloi mbrëmë 90’ minuta të plotë në fitoren 5:1 të Liverpoolit kundër Portos, duke kontribuar me dy asistime te golat e Salah dhe Firminos./21Media