Von der Leyen: Të shtensionohet situata e të vazhdohet me dialog
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur për gjendjen në Veri u shpreh se Kosova e Serbia duhet të zhvillojnë dialog konstruktiv dhe të shtensionojnë situatën në veri të vendit.
“Jam thellësisht e bindur që është me rëndësi të shtensionohet situata e të vazhdohet me dialog konstruktiv. Vij nga BE-ja që të dyja me përvojë mbi 70vjet se çka nënkupton kapërcimi i mosmarrëveshjeve”, tha Ursula von der Leyen.
Von der Leyen, tutje shtoi se ëndërron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së.
M 20 shtator, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë./21Media