Klopp për ndeshjen ndaj Realit: Nëse kemi 1% shans, do të doja ta provoja

Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Real Madridit, duke treguar nëse Liverpooli ka gjasa që të eliminojë kampionin evropian dhe të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë që u zhvillua në “Anfield Road” përfundoi me fitore të thellë 5:2 të Realit, gjë që nënkupton se Liverpooli duhet nesër të shënojë të paktën tre gola dhe të mos pësojë asnjë në “Santiago Bernabeu”, që ta qojë ndeshjen në vazhdime.

Klopp u pajtua me fjalët e Ancelottit që skuadra e italianit ka më shumë presion, duke thënë se Liverpooli nuk ka se çfarë të humbasë.

“Sigurisht, ne nuk kemi çfarë të humbasim. Është një situatë më e mirë por problemi qëndron se ne mund të humbasim, dhe ajo nuk është një gjë e mirë”, tha Klopp.

Po ashtu, trajneri gjerman tha se nëse ekziston vetëm 1% shans që Liverpooli të kualifikohet, ai dëshiron që ta provojë atë.

“Nëse ka vetëm 1% shans, do të doja ta provoja. Është e mundur dhe ne do të shohim se ku do të na çojë. Ne e respektojmë garën dhe kundërshtarin tejet shumë për të mos qenë të gatshëm nesër. Mezi pres ta shoh”, tha Klopp.

Po ashtu, Klopp e konfirmoi se Stefan Bajcetic mungon nesër si pasojë e lëndimit.

Back to top button