Filmi “Joker: Folie a Deux” në kinema vitin e ardhshëm

Në disa video të lansuara nga filmi i ri Joker shihet edhe këngëtarja e cila tashmë paraqitet me role edhe në filma, Lady Gaga. Ky yll muzike deri më tani është parë vetëm në fotografi nga ky film, por tani fansat e saj kanë shansin ta shohin edhe në paraqitje me rol.

Ditë më parë, një fans postoi një video ku ajo shihet duke hedhur diçka nga dritarja.

Flitet se Gaga në Joker 2 luan rolin e personazhit Harley Quinn, por kjo nuk është vërtetuar ende.

Joker u shfaq në kinema në vitin 2019 dhe shpejtë u bë filmi më i vlerësuar R, dhe më fitimprurësi i të gjitha kohërave. Ai ende mbanë këtë pozitë.

Ky film në boks ofisin botëror fitoi $1.07 miliard dollarë. Ai u nominua për 11 çmime Oskar, ndërkaq u shpërblye me dy prej tyre. Aktori Joaquin Phoenix  u nderua si aktori më i mirë. Phoenix u rikthye sërish me këtë rol në filmin e dytë Joker, ndërkaq Filips ka bërë regjinë dhe skenarin.

Filmi “Joker: Folie à Deux” do të shfaqet në kinema me 4 tetor 2024./21Media

Back to top button