Klubet dhe restorantet në Angli do të mbyllen në ora 22:00

 

Të gjitha klubet, baret, restorantet dhe vendet e tjera të mikpritjes në Angli duhet të mbyllën në ora 22:00 nga e enjtja, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Masat do të përcaktohen nga Kryeministri përpara se ai t’i drejtohet kombit në një transmetim të drejtpërdrejtë në ora 20:00 këtë të martë.

Kjo vjen ndërsa niveli i alarmit të Mbretërisë së Bashkuar lidhur me Covid-19 u zhvendos në 4, që do të thotë se transmetimi është “i lartë ose në rritje në mënyrë eksponenciale”, transmeton rtv21.tv.

Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet gjithashtu të theksojë nevojën që njerëzit të ndjekin udhëzimet e distancës sociale, të mbajnë maska dhe të lajnë duart rregullisht. Dhe, sipas raporteve të gazetave, ai do t’i nxisë njerëzit të punojnë nga shtëpia ku kjo nuk ndikon negativisht në biznese.

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Patrick Vallance ka paralajmëruar se mund të ketë 50,000 raste të reja të koronavirusit në ditë nga mesi i tetorit pa veprime të mëtejshme gjë që, tha ai, mund të çojë në më shumë se 200 vdekje në ditë nga mesi i nëntorit.

Të hënën u raportuan 4,368 raste të tjera ditore dhe 11 vdekje në Mbretërinë e Bashkuar./21Media

Back to top button