Klubi i futbollit që u shndërrua në vendstrehim për ukrainasët

Arena Lviv është ndërtuar për Euro 2012, një nga pesë stadiumet e ndërtuara për turneun e futbollit.
Mirëpo, pas shpërthimit të luftës, ajo u bë një qendër pritëse për refugjatët që iknin nga dhuna.
Yulia Shatukhina është menaxherja e operacioneve e Shakhtar Donetsk FC, një klub ukrainas i themeluar në Donetsk, por i detyruar të luajë në perëndim të qytetit që nga pushtimi rus në 2014.
Ajo tregoi se lart në zonën VIP, ku dikur stadiumi priste konferenca dhe mysafirë specialë në ndeshjet kryesore, klubi tani ka vendosur shtretër, ngrohës dhe ujë të ngrohtë për qindra njerëz.
“Nënat me fëmijë janë audienca jonë kryesore”, tha ajo./21Media

Back to top button