Bëhen të ditur disa prej filmave që do të shfaqen në festivalin “Cannes 2022”

Industria e filmit po bëhet gati për një fillim të mbarë, për festivalin e filmit në Kanë të Francës.
Përgjegjës të këtij festivali kanë bërë të ditur se do të lansojnë disa prej filmave të shumëpritur ndërkombëtar.
Kjo industri po merr vetën ngadalë nga pandemia e COVID-19, andaj shpreson se kësaj radhe do të kenë sukses me lansim të filmave nëpër kinema.
Aktori Tom Cruise ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm me filmin “Top Gun Maveric”, që do të shfaqet atje premierë botërore.
Në festival do të paraqitet edhe Tom Hanks, i cili luan në filmin e ri biografik “Elvis”.
Lista e plotë e filmave që do të shfaqen në Kanë do të bëhet e ditur këtë të enjte, përfshirë këtu edhe ata që do të jenë konkurrent për çmimin kryesor Palma e Artë.
Vitin e kuluar në Kanë u shfaq premierë filmi i sukseshëm Drive My Car, i cili në këtë ngjarje u nderua me tri çmime.
Ky film në ceremoninë e Oscarëve 2022 u nderua me çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar.
Me fjalë të tjera, ai ishte filmi i parë japonez që u nominua për Oscar, në kategorinë për filmin më të mirë.
Sa i përket festivalit të Kanës, ai do të mbahet nga data 17 deri më 28 maj 2022./21Media

Back to top button