KMDLNj kërkon të organizohet protestë kundër Lajçakut

 

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot do të jetë në Kosovë ku do bëjë një vizitë treditore. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar që  Lajçak, të pritet me protesta në Kosovë pasi që nuk ka kërkuar falje “për lojën me harta ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.

KMDLNj shkruan se Lajçaku po bënë përpjekje ta deformojë ndërtimin e paqes në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut.

Sipas KMDLNj-së, me po të njëjtin Lajçak nuk do të duhej të takohen as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave të cilët do të duhej ta injoronin këtë vizitë të një “ndërmjetësuesi“, krejtësisht të anshëm, që e dëmton rëndë procesin e bisedimeve.

“Albin Kurti por edhe ata të tjerët që eventualisht pranojnë të takohen me një militant të shquar kundër pavarësisë së Kosovës, pa u distancuar nga veprimi i tij dhe lojës së ndyrë me harta , pa kërkimfalje publike, në fakt rrezikojnë të bëhen edhe vet pjesë të skenarit ‘Lajçak’. Faturat tjera, nga ky përfitues dhe mashtrues politik që po i shtynë para planet e Serbisë, nën ombrellën e BE –së, nëse kalohet aq lehtë, sigurisht se do të vijnë shumë shpejt”, thuhet në reagimin e Këshillit./21Media

 

Back to top button