KMDLNJ: Serbia po përdor dezinformimin si mjet për ta luftuar Kosovën

Potencohen tri dezinformata brenda një kohe të shkurtër

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ, sot ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe ka theksuar se Serbia po përdor dezinformimin si mjet për ta luftuar Kosovën.
KMDLNJ ka potencuar se janë tri dezinformata brenda një kohe të shkurtër në kohën kur Serbia përmes instrumentalizimit të serbëve në veri të Kosovës e ka tensionuar situatën, siç ka theksuar, sikur që po kërcënon edhe serbët që jetojnë në Kosovën qendrore se do ta pësojnë nëse bashkëpunonë me institucionet e Kosovës duke i quajtur “serbët e Kurtit”.
“Janë tri dezinformata brenda një kohe të shkurtër në kohën kur Serbia përmes instrumentalizimit të serbëve në veri të Kosovës e ka tensionuar situatën sikur që po kërcënon edhe serbët që jetojnë në Kosovën qendrore se do ta pësojnë nëse bashkëpunonë me institucionet e Kosovës duke i quajtur “ serbët e Kurtit “. Këto dezinformata nuk po përdoren rastësisht dhe në këtë kohë por se kanë një vijimësi të keqpërdorimit për qëllime politike që nga rasti i Gjorgje Martinoviqit, vrasja e të rinjve serbë në kafeterinë “ Panda “ në Pejë, vrasja e fëmijëve dhe të rinjve serbë në fshatin Gorazhdec, fshat i banuar 100 përqind me serbë, vrasja e 11 fshatarëve serbë duke punuar tokën në fshatin Staro Gracko të Lipjanit, vendosja e mjetit shpërthyes në autobusin e UNHCR që bartte refugjatë serbë në veri të Kosovës e që ishte kontrolluar nga serbët dhe ndërkombëtarët, deri te vrasja e 11 shqiptarëve në Mitrovicë në shkurt të vitit 2000, në prani dhe përkrahje të xhandarmerisë franceze me ç’rast dhunshëm janë shpërngulur mbi 13,000 shqiptarë dhe joserbë sikur edhe vënia e zjarrit shtëpive dhe veturave të serbëve në veri të Kosovës shkaku se i kanë konvertuar targat ilegale apo janë integruar në institucione të Kosovës”, është bërë e ditur në komunikatë.
Institucionet e Kosovës dhe qytetarët, siç ka shtuar KMDLNJ, duhet tregojnë maturi sepse, përkundër përpjekjeve për destabilizim të situatës, KMDLNj mendon se nuk do të ketë përshkallëzim të dhunës dhe se kjo situatë do të tejkalohet në mënyrë paqësore./21Media

Back to top button