KMLDNJ shpreh gatishmërinë për të vizituar policët e rrëmbyer

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive tw Njeriut (KMDLNj) ka reaguar kundër veprimeve të forcave serbe, që rrëmbyen policët kosovarë në territorin e Kosovës.

KLMDNj vlerëson se ndërhyrja e forcave të armatosura të një shteti ndaj një shteti tjetër paraqet agresion dhe sipas të drejtës ndërkombëtare thuaja se është akt lufte.

KMDLNj  habitet se si mund të ndodhë që në këtë situatë që të lejohet aq komoditet nga ana kosovare që t’i rrëmbehen policët me aq lehtësi aq më parë që thuaja i njëjti skenar për rrëmbim është përdorur nga ana serbe ndërkaq Policia e Kosovës nuk i ka nxjerrë mësimet e duhura në mënyrë që të parandalojë dhe të pamundësojë rrëmbimin duke siguruar mbrojtje më të fuqishme logjistike njësive policore që bëjnë patrullimin në këtë kufi aq më parë që zona ku janë rrëmbyer policët njihet si zona ku bëhet kontrabandimi dhe tregtimi ilegal midis grupeve të organizuara kriminale”, është thënë në reagimin e KLMDNJ.

KLMDNj ka kritikuar pozitën dhe opozitën për reagimet në lidhje me rastin, ata thanë se deklaratat e tyre nuk janë serioze dhe se po bëhen për përdorim të brendshëm.

“Edhe deklaratat e politikanëve, si të pozitës dhe të opozitës janë thuaja në këtë rrafsh të mungesës së seriozitetit dhe po përdoren ekskluzivisht për përdorim të brendshëm, për ruajtje të pushtetit dhe ikje nga përgjegjësia nga pozita dhe për marrje të pushtetit duke shfrytëzuar këto situata, nga opozita. Se ka përgjegjësi në të gjitha nivelet e përgjegjësisë politike dhe profesionale për këtë mungesë të madhe të profesionalizmit për rastin konkret, as që diskutohet dhe kjo duhet të vëhet në veprim pasi të mbyllet rasti e që KMDLNj –ë shpreson se policët e rrëmbyer shpejt do të lirohen”, thuhet në reagimin e KLMDNj.

Po ashtu, KMDLNj-ë kanë shfaqur gatishmërinë për të vizituar policët kosovarë, nëse krijohen kushtet për këtë vizitë nga autoritetet e Serbisë.

“KMDLNj –ë shpreh vullnet dhe gatishmëri që t’i vizitojë policët e rrëmbyer, kudo që ata mbahen të privuar nga liria, nëse krijohen kushtet për këtë vizitë dhe nëse sigurohet leja nga autoritetet e Serbisë. Monitorimin do ta bënte në kuadër të mandatit monitorues që e ka për monitorim të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria pavarësisht përkatësisë nacionale, gjinisë, bindjeve fetare, statusit në shoqëri apo bindjeve politike duke mos ndërhyrë me asnjë veprim në çështje ligjore që kanë të bëjnë me persona të privuar nga liria. KMDLNj –ë është në dispozicion 24 orë të shkojë në Serbi, në çdo kohë dhe pa asnjë kufizim duke vlerësuar se monitorimi i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, në përgjithësi e në rastin konkret, në veçanti paraqet interes për të gjitha palët!”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon nga ndërkombëtarët të bëjë trysni mbi Beogradin, për lirimin e tre policëve që u rrëmbyen dje. Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha të enjten se janë duke biseduar me zyrën ndërlidhëse në Beograd, për të kuptuar se ku po mbahet tre policët e rrëmbyer./21Media

Back to top button