Knaus: Javë e rëndësishme në Strasburg

Në mbledhjen e mbajtur nga Komiteti i Çështjeve Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Paris më 27 mars, është rekomanduar që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës.
Asambleja Parlamentare e KIE ka njoftuar se hapi tjetër do të jetë një debat plenar më 18 prill – dhe një votim nga Kuvendi i plotë mbi Opinionin e tij statutor.
Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet Ka shprehur optimizën për anëtarësimin duke e quajtur javë të rëndësishme në Strasburg.

“Javë e rëndësishme në Strasburg, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës. Ka arsye për të qenë optimist se demokracia e fundit evropiane që nuk është ende në Këshillin e Evropës do t’i bashkohet së shpejti. Në interes të të drejtave të njeriut të të gjithëve”, ka shkruar Knaus në platformën “X”.

Back to top button