​Kika e pëson keq nga FFK pas sulmit ndaj referit në ndeshjen kundër Vushtrrisë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës për ndeshjen mes Kikës dhe Vushtrrisë që u luajt javën e kaluar, ku u sulmua referi kryesorë i takimit.

Dy lojtarë, përfaqësuesi e zyrtari i klubit dhe ndihmës trajneri i klubit Kika janë dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i FFK-së.

Lojtari i Kikës, Besfort Emini u pezullua pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës pas protestave të ashpra, shtyrjes, kapjes për fyti dhe grushtimit të referit kryesor të ndeshjes.

Lojtari i Kikës, Francisko Talison u pezullua pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës pasi që e gjuajti me mbrojtëse të këmbëve referin kryesor të ndeshjes Kika-Vushtrria.

Përfaqësuesi zyrtar i Kikës, Naim Biqkaj u pezullua pa të drejtë ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës pasi që nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes dhe gjatë ndeshjes ka qëndruar gjatë gjithë kohës në bankë bashkë me lojtarët rezervë dhe shtabin teknik.

Ndihmës trajneri i Kikës, Lirian Ferati u pezullua pa të drejtë ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës pasi që ofendoi rëndë trajnerin e Vushtrrisë, me ç’rast edhe u ndëshkua me karton të kuq.
Back to top button