Knaus: Vuçiq po luan lojën e njëjtë me vite të tëra

 
Gerald Knaus sociolog austriak, studiues i migracionit si dhe bashkëthemelues e kryetar i institutit të mendimit Iniciativa Evropiane e Stabilitetit (ESI) në një lidhje direkte në mediumin publik gjerman ZDF,  bisedoi rreth çështjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, e në veçanti problemi me refugjatët, që sipas tij nëse lufta e Putinit vazhdon, Evropën e presin mbi 10 milionë refugjatë.
Gazetarja nga studio e pyeti se si e sheh situatën në Ballkan, ngase Knaus një kohë të gjatë ka jetuar e vepruar në Sarajevë, “Si i komentoni pamjet dje nga Serbia rreth protestës pro ruse” shtoi gazetarja.
Gerald Knaus deklarohet se “Presidenti Serb Vuçiq po luan lojën e njëjtë me vite të tëra, ka arritur t’i kap një numër të madh të mediave në Serbi dhe të prodhojë propagandën e stilit rus”, thotë Knaus.
“Franca dhe Gjermania si dy forca të mëdha në BE duhet shpejtë të reagojnë përfundimisht për fatin e Ballkanit sa nuk ka arritur Rusia me veglën e saj Vuqiç të destabilizoj situatën e në veçani në Bosnjë ku tashmë situata është bërë fragile që nga përfundimi i luftës”, shtoi Gerald Knaus në një lidhje direkte për ZDF./21Media

Back to top button