Në garë me sekonda, Kiana e 50-ta
Skitaret nga Kosova, Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci e përfunduan lëshimin e parë të sllallomit në EYOF Vuokatti 2022, që po mbahet në Finlandë.
Kryeziu doli e 50-ta nga 70 garuese, shtatë prej të cilave dolën nga shtegu.
Siç informoi Komiteti Olimpik i Kosovës, Kiana përfundoi me kohë +9 sekonda nga vendi i parë. Ndërsa, Arba, ishte e pafat, pas doli nga shtegu.
Kiana lëshimin e dytë do ta nisë në orën 15:00 me kohën tonë lokale./21Media