Koalicioni AAK-Nisma, Tahiri: Unë pres mbi 150 mijë vota në zgjedhje

(Lajm i përditësuar)


Koalicioni AAK-Nisma, Tahiri: Unë pres mbi 150 mijë vota në zgjedhje

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 foli edhe për koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA, duke shtuar se në zgjedhjet kurdo që mbahen ai pret mbi 150 mijë vota për këtë koalicion.

”Unë pres mbi 150 mijë vota, varet sa dalin në zgjedhje”, tha Tahiri, teksa shtoi se ”Jemi tu marrë me numra, jemi duke punuar”.


Tahiri: Prej parrullës jo negociata, Kurti për tre vjet është marrë me negociata

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti gjatë tre viteve të qeverisjes është marrë vet1%m me dialog dhe negociata.

”Kjo qeveriie Kosovës që tre vjet është merrë veç me dialog dhe negociata, prej parrullës jo negociata, Kurti është marrë vetëm me negociata”, tha Tahiri.

 


Tahiri: Kurdo që mbahen zgjedhjet, AAK-ja spaku do e dyfishojë rezultatin e vet

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tha se AAK-ja kurdo që të mbahen zgjedhjet do e dyfishojë rrezultatin e saj.

Tahiri gjithashtu tha se sondazhet që zhvillohen para zgjedhjeve nuk duhet neglizhuar se është koha për një reflektim në programin politik.

”Kurdo që mbahen zgjedhjet AAK-ja sapo do e dyfishojë qëndrimin e vet, por sondazhet nuk duhet të neglizhohen. Kemi një kohë për të reflektuar lidhur me agjendën tonë politike”, tha Tahiri.


Opozitarizmi i AAK-së, Tahiri: Kemi mujt me i mbledh 1 mijë ose 2 mijë persona para Kuvendit, por nuk kemi dashtë

Duke folur për punën e opozitës aktuale, Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tha se kanë mujt me bo kauza, po nuk kena dasht me hy ne agjenda të destabilizmit të Kosovës” tha Tahiri.

AAK-ja nuk është që s’ka mujt me i qit 10 mijë veta në shesh, a mendoni se nuk kishim mujt me i qit 1 mijë ose 2 mijë veta para kuvendit për çështjen e veteranëve. Kush e merrë përgjegjësinë në rast eskalimi të situatës”, tha Tahiri.


Tahiri: Kurrë nuk do të gjuaj me gaz lotësjellës e as me ve

Në ”Click” të RTV21 Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se opozita aktuale, po gjenë mënyra tjera për të kundërshtuar vendimet e qeverisë.

Ai ndër tjera tha se ”Kurrë nuk do të gjuaj me gaz lotësjellës e as me ve”.

”Cfarë kauze është me gjujtë dikë me gazë ose me ve, unë gjejë menyra tjera”, tha Tahiri.


Tahiri: VV në opozitë e ka pasur shumë më të lehtë me pas një qasje më agresive

Në ”Click” të RTV21 Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se opozita aktuale nuk mundet me qenë shumë agersive, sepse të trija partitë opozitare kanë qenë në pushtet.

”VV e ka pasur shumë më të lehtë para se me ardh në pushtet me pas një çasje ma agresive se nuk ka qenë kurr në pushtet, ne tri partitë që jemi në opozitë kemi qenë gjatë në pushtet kemi kriju punë të mira, por kemi edhe kritika”, tha Tahiri.


Tahiri: Pse Kurti nuk e ka marrë vendimin për dinarin në vitin e parë, por të fundit

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka komentuar  Rregulloren e re të BQK-së për ndalimin e dinarit.

Tahiri tha se ky është problem i Qeveriës, teksa shtoi se ”Ne nuk duhet t’ia drejtojmë gishtin guvernatorit”.

Ndër tjera, Tahiri shtoi se çështja e dinarit ka qenë edhe gjatë kohës kur në qeveri ishte AAK-ja.

”Pse Kurti nuk e ka marrë vendimin për dinarin në vitin e parë, por të fundit, pse u dasht tre vjet me prit me marrë këtë vendim, nuk është tema këtu tema është diku tjetër”, tha Tahiri.


Tahiri: Kemi një kryeministër që gjatë tre viteve nuk ka pasur një vizitë bilaterale në Amerikë

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tha se nga Bashkimi Evropian kanë kërkuqr heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

Sipas tij, për gjithë këtë situatë Qeveria është fajtore.

”Pas sulmit në Bajnskë nuk ka logjik që BE Kosova me mbajt Kosovën nën saksione e Serbia nuk ka sanksione, ne jemi në problem me aleatë. Problemi do bëhet më i madh se e kemi një kryeministër që tre vite nuk ka arrit me pas një vizitë bilatreale në Amerikë me taku një zyratë t1% lartë”, tha Tahiri.


Samiti në Tiranë, Tahiri: Kryeministri nuk mundet me shku dikun pa ftesë

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 foli për Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, të organizuar nga qeveria shqiptare në Tiranë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja Vjosa Osmani.

Tahiri tha se nuk e di formatin se si ka qenë ftesa, por sipas tij më e rëdësishme ka qenë që Kosova ka qenë me një përfaqësues.

”Kryeministri nuk mundet me shku dikun pa thirrë, nuk ka pas ftesë, në rastin tonë e rëndësishme qe ka qenë Kosova e pranishme”, tha Tahiri ndër tjera.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky sot pritën udhëheqësit e Evropës Juglindore si pjesë e Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, organizuar nga qeveria shqiptare në Tiranë.


Tahiri: Armiku i Ukrainës është edhe armiku jonë

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tha se Kosova duhet ta mbështes Ukrainën edhe pse kjo e fundit nuk e njeh Kosovën, për arsyen se armiku i Ukrainës është edhe armiku i Kosovës.

”Armiku i Ukrainës është armiku edhe i yni politik dhe poli kundërt i aletëve tanë SHBA-ve”, tha Tahiri./21Media

Back to top button