Kaloni te përmbajtja kryesore

Koci për dështimin e 33-të në Kuvend: Të qeshemi së bashku, faturën po e paguan populli

Avokati Arianit Koci ka reaguar për dështimin e 33-të të konstituimit të Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Koci ka thënë se faturën për këto dështime po e paguan populli.

“Pasnesër ka me qenë hera e 34-të, e të shtunën – e 35-ta. Cirku i deputetëve vazhdon. Të qeshemi së bashku! Ama mos harroni: faturën – po e paguajmë ne. Votuesit. Populli!”, ka shkruar Koci, i cili deri më tani disa herë ka protestuar para Kuvendit, duke kritikuar deputetët për ngërçin politik”, ka shkruar Koci.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button