Koeficienti i pagave, këto janë pagat e zyrtarëve policorë

Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik, do të këtë lëvizje të pagave edhe të zyrtarët policor. Me caktimin e vlerës së koeficientit tashmë të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës e dinë sa është paga bruto e tyre, pa shtesa.
Drejtori i përgjithshëm i policisë ka koeficientin 14.5 (1,522 euro), zv.drejtori i përgjithshëm 12.8 (1,344 euro) ndërsa Drejtori i Departamentit në Polici ka 11.2 (1,176 euro). Këto tri pozita paguhen në bazë të funksionit dhe jo të gradës.
Ndërsa koloneli, që është grada më e lartë në polici do të paguhet me koeficientin 10.2 (1,071 euro), nënkoloneli 9.2 (966 euro), majori 8.2 (861 euro), kapiteni 7.4 (777 euro), togeri 7 (735 euro) dhe rreshteri 6.4 (672 euro).
Ndërsa policët që nuk kanë gradë do të paguhen: Polici i lartë me koeficientin 5.9 (619 euro), Polici me koeficientin 5 (525 euro), Polici i ri 4.5 (472 euro) dhe kadeti policor me koeficientin 2 (210 euro).
Sipas kryeministrit Albin Kurti kjo është vlera e koeficientit për vitin 2023 ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.

Back to top button