​Koeman shpreson që Holanda të luajë në finalen e Euro 2024: Jemi të mprehtë

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka folur para gjysmëfinales së sotme të Euro 2024 ku kombëtarja e tij do të përballet me Anglinë.

Koeman fillimisht foli për çerekfinalen ndaj Turqisë, të cilën Holanda e fitoi me rezultat të ngushtë 2:1.

“Ne fituam dhe ishte një fitore e merituar. Kemi luajtur një pjesë të dytë të shkëlqyer dhe kemi luftuar deri në sekondën e fundit. Ishte një periudhë e vështirë në ndeshje, por ne treguam shumë karakter dhe pasion për të mbajtur rezultatin 2:1”, tha Koeman.

Më tej, tekniku holandez foli edhe për kolegun e tij të sotëm, trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate.

“Ne të dy jemi trajnerë me përvojë dhe Gareth ka shumë më tepër vite si trajner i Kombëtares së Anglisë sesa unë me Holandën. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe [skuadrat tona] kanë luajtur disa herë Ne e bëmë këtë kundër njëri-tjetrit katër ose pesë vjet më parë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, le të shpresojmë që të marrim të njëjtin rezultat (një fitore 3:1)”, tha Koeman.

Koeman shpreson se sonte Holanda shënon fitore sonte ndaj Anglisë, që ta sigurojë finalen e së dielës dhe t’i gëzojë tifozët holandezë.

“Sigurisht, është gjithmonë mirë të dimë se kemi një mbështetje të madhe nga vendi ynë. Është afër Dortmundit. Le të shpresojmë se mund t’i bëjmë ata vërtet të lumtur me një fitore në mënyrë që të luajmë në finale në të dielën”, tha Koeman.

Për fund, Koeman e zbuloi nëse ka përgatitur diçka më ndryshe për gjysmëfinalen e sotme.

“Jo, nuk ka një ndryshim të madh. Sigurisht, ne kishim më pak ditë për t’u përgatitur për ndeshjen, por nuk patëm kohë shtesë siç kishte Anglia kundër Zvicrës. Fizikisht, skuadra është me të vërtetë e fortë, jemi të mprehtë, jemi të koncentruar dhe mezi presim të bëjmë një lojë të mirë”, tha Koeman.

Përballja mes Ho

Back to top button