KOK i ofron mbështetje sportive Komitetit Olimpik të Ukrainës

Për dy ditë në Bukuresht të Rumanisë është mbajtur takimi i 15 Komiteteve Olimpike Kombëtare, pjesë e të cilit ishte edhe Komiteti Olimpik i Kosovës me presidentin, Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Besim Aliti.
Thellimi i bashkëpunimit mes Komiteteve Olimpike Kombëtare, përgatitjet para Asamblesë së Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), që mbahet muajin e ardhshëm në Shkup, ishin disa nga temat që u diskutuan në takim.
Temë e veçantë ishte edhe gjendja në Ukrainë dhe ofrimi i mbështetes së Komiteteve Olimpike për Ukrainën dhe sportistët e saj.
Me këtë rast, drejtuesit e KOK-ut zhvilluan takim të veçantë me presidentin e KO të Ukrainës, Sergej Bubka, të cilit i ofruan gatishmërinë e madhe të KOK-ut për mbështetje dhe ndihmë në aspektin sportiv, për çka presidenti Bubka u ndje mirënjohës dhe falënderues ndaj presidentit Krasniqi dhe sekretarit të përgjithshëm, Aliti./21Media

Back to top button