KOK në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Portugalisë

 
Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar sot në Tokio një memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Portugalisë.
Memorandumi u nënshkrua nga drejtuesit e dy Komiteteve Olimpike, presidenti Ismet Krasniqi dhe Jose Manuel Constantino.
Krasniqi e ka vlerësuar lart nënshkrimin e këtij memorandumi, duke thënë KOK do të marrë përvojat më të mira nga KO Portugalisë, duke bashkëpunuar ngushtë në projekte të ndryshme.
Nga ana e tij, Constantino, duke uruar presidentin Krasniqi për dy medaljet e arta olimpike, shprehu kënaqësinë që do të bashkëpunojnë dhe do të japin përvojat më të mira të tyre për KOK-un.

Back to top button