KOK priti drejtuesit e Federatës së Lundrimit: diskutohet “Lojërat Mesdhetare 2030”

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot kryetarin e Federatës së Lundrimit të Kosovës, Ramadan Selimi, dhe nënkryetarin Shasivar Haxhijaj, të cilëve u USAID mbështetje të plotë për zhvillimin dhe masivizimin e këtij sporti.
Gjatë takimit u dakordua që në fillim të qershorit, në kuadër të Javës Olimpike 2026, të organizohet një aktivitet lundrimi në Liqenin e Batllavës me pjesëmarrës edhe nga Maqedonia e Veriut.
Po ashtu, presidenti Krasniqi i njoftoi ata për takimet me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe KOKSh-in, me qëllim që përmes garave të përbashkëta në bregdetin e Durrësit, sportistët tanë të përgatiten sa më mirë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?