Kokaj përfundon garën

Skitari Drin Kokaj, përfundoi garën e sllallomit në skijimin alpin të EYOF Vuokatti 2022.
Ai zuri vendin e 53-të nga 84 garues, 30 prej të cilëve dolën nga shtegu.
Në total nga të dyja lëshimet ishte plus 19.17 sekonda nga vendi i parë, por që në lëshimin e dytë, Drini përmirësoi kohën e tij, duke qenë plus shtatë sekonda nga vendi i parë.
“Për Drinin, pjesëmarrja në EYOF Vuokatti 2022 është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare. Kokaj është njëherit Shpresë Olimpike 2022. I urojmë fat dhe suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e  Komitetit Olimpik të Kosovës./21Media

Back to top button