Kollçaku: LDK-ja e ka pasur mundësinë ta ketë kryeparlamentarin

Kollçaku flet për zhvillimet e fundit

Nënkryetarja e Kuvendit, Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se me LDK-në gjatë gjithë kohës janë përpjekur ta arrijnë synimin e përbashkët – krijimin e Qeverisë, por sipas Kollçakut këndvështrimet ishin të ndryshme.

“Çështja është kush duhet me u fliju. Nëse LDK-ja që nga fillimi ka kërkuar një pozitë përfaqësuese ta ketë, ne nuk e kemi ditë që kjo pozitë është e rëndësishme nga pozicioni i kryeparlamentarit. Gjatë tërë kohës nuk i është jep rëndësia e duhur nga LDK-ja postit të kryeparlamentarit. LDK-ja e ka pasur gjatë gjithë kohës mundësinë ta ketë këtë pozitë përfaqësuese.”, u shpreh ndër tjerash Kollçaku.

U shpreh se VV-ja ia ka bërë me dije LDK-së se nuk ka pretenduar ta ketë kandidatin e vetë për president./21Media

Back to top button