Kolona deri në 400 metra në dalje të kufirit në Merdar

 

Bashkatdhetarët që vizituan Kosovën për festat e fundvitit, kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdar, konkretisht në dalje ka kolona deri në 400 metra dhe pritje nga 90 minuta. Kurse, në hyrje nga 3 deri në pesë minuta.

Ndërsa, në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, kolonat janë të gjata nga 100 metra dhe pritja nga 25 deri në 30 minuta. Pritja për të hyrë në Kosovë, pritja është nga 3 deri në pesë minuta.

Në këtë link mund të njoftoheni në kohë reale për kolonat nëpër pikat kufitare.

 

Back to top button