Kolona në kufi, pritje deri në 4 orë për të dalë nga Kosova

Deri në katër orë janë duke zgjatur pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara pas orës 10:51, kolona atje është e gjatë rreth 2 kilometra.

Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin rreth 60-70 minuta, ndërkohë që kolona është e gjatë rreth 200 metra.

20-30 minuta pritje ka në Jarinjë.

Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

Back to top button