Kolona në Merdar, 5 orë pritje për të hyrë në Kosovë

Pika kufitare Merdare sonte ka fluks të madh të udhëtarëve. Bashkatdhetarët që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për të kaluar festat e fundvitit në Kosovë po presin deri në 5 orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar dhe të Dheu i Bardhë.
Në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë për të hyrë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 1.5 km.
Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë. Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km./21Media

Back to top button