Kurti uron Krishtlindjet: Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ftesë nga Ipeshkiva e Kosovës, mori pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje.
Në qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, Kryeministri Kurti i uroi ipeshkvit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë​ Krishtlindje të gëzuar.
“Uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur.Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë. Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar. Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media
Back to top button