Kolona në Merdarë, mbi 4 orë pritje

Kolona të gjata janë bërë në dalje të Kosovës në pikën kufitar në Merdarë mëngjesin e kësaj të enjte. Atje bashkatdhetarët po presin mbi 4 orë për të kaluar kufirin.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të pikë kufitare në Merdarë janë 1 deri në 2 kilometra.
Ndërsa pritjet në dalje të pikës kufitare Mutivodë janë 35 deri në 40 minuta, kurse mbi 30 minuta janë pritjet në dalje të pikës kufitare në Jarinje.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Pritjet në dalje të këtij vend kalimi kufitar janë deri në 30 minuta./21Media

Back to top button