Cilat ngjarje u shtyen e u anuluan si pasojë e Covid-19?
Gati dy vjet pas pandemisë, duket se ka një “deja vu 2020” pasi disa ngjarje të mëdha të ardhshme janë shtyrë ose janë anuluar.
Shumë ngjarje që ishin paraparë të zhvillohen këtë muaj kanë njoftuar së fundmi se ato janë shtyrë ose anuluar pasi rastet me Covid-19 janë rritur në nivele që nuk janë parë që nga dimri i kaluar pasi varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.
Rritja e rasteve ka ndikuar tashmë në sezonin e çmimeve 2022, pasi “Grammy Awards” dhe “Critics Choice Awards” kanë njoftuar se po i shtyjnë ceremonitë e tyre për një kohë të pacaktuar.
Në modë, Giorgio Armani njoftoi këtë javë se po anulon shfaqjet e modës në janar për shkak të pandemisë.
“Shfaqje për meshkuj dhe Couture Armani”
Giorgio Armani njoftoi më 4 janar se do të anulojë shfaqjet e tij të ardhshme për meshkuj Giorgio dhe Emporio në vjeshtë 2022 në Milano, si dhe shfaqjen e tij të modës Armani Privé në Paris këtë muaj për shkak të pandemisë.
“Baselworld”
Organizatorët e Baselworld zbuluan më 12 nëntor se po shtyjnë ngjarjen e shfaqjes së orëve të pranverës 2022 , e cila po lansohej në një koncept të ri.
Koncepti i ri kishte një datë ende për t’u konfirmuar dhe një datë e mëvonshme nuk është zbuluar ende.
“Critics’ Choice Awards”
Më 22 dhjetor, u njoftua se “Critics’ Choice Awards” ishin shtyrë për shkak të COVID-19. E njëjta ishte planifikuar për 9 janar.
Organizatorët nuk kanë zbuluar një datë të re për shfaqjen, megjithatë, ata ende po planifikojnë një transmetim të drejtpërdrejtë.
Shfaqja e këtij viti do të drejtohet nga Taye Diggs dhe Nicole Byer.
“Pas shqyrtimit të mirëfilltë dhe bisedave të sinqerta me partnerët tanë në The CW dhe TBS, ne kemi arritur në përfundimin se vendimi i matur dhe i përgjegjshëm në këtë pikë është shtyrja e 27-të vjetore Critics Choice Awards, e planifikuar fillimisht për 9 janar 2022”, thanë organizatorët në një deklaratë. “Ne jemi në komunikim të rregullt me zyrtarët e Shëndetit Publik të Qarkut LA dhe aktualisht po punojmë me zell për të gjetur një datë të re gjatë sezonit të ardhshëm të çmimeve, në të cilën do të organizojmë galën tonë vjetore personalisht me sigurinë dhe shëndetin e të gjithëve që mbeten prioriteti ynë kryesor. Ne do të ndajmë detaje shtesë me miqtë dhe kolegët tanë në të gjithë industrinë e argëtimit sa më shpejt që të mundemi.”
“Grammy Awards”
Më 5 janar u zbulua se “Grammy Awards 2022” shkaku i rritjes së rasteve me koronavirus.
Fillimisht ishte planifikuar për 31 janar dhe nominimet u publikuan në fund të nëntorit.
Akademia e Regjistrimit kishte planifikuar të priste shfaqjen në vendin e saj tradicional, e njohur më parë si Staples Center – me një audiencë të drejtpërdrejtë.
Akademia e Regjistrimit dhe CBS, e cila transmeton “Grammy Awards”, lëshuan një deklaratë të përbashkët.
“Pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me zyrtarët shtetëror, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe partnerët tanë të shumtë, Akademia e Regjistrimit dhe CBS kanë shtyrë “Grammy Awards”. Shëndeti dhe siguria e atyre në komunitetin tonë muzikor, audiencës live dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur për të prodhuar shfaqjen tonë mbetet prioriteti ynë kryesor. Duke pasur parasysh pasigurinë që rrethon variantin Omicron, mbajtja e shfaqjes në 31 janar thjesht përmban shumë rreziqe. Mezi presim të festojmë natën më të madhe të muzikës në një datë të ardhshme, e cila do të shpallet së shpejti”, thuhej në njoftim.
“Palm Springs International Film Festival and Awards”
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Palm Springs” zbuloi më 20 dhjetor se po anulonte galën e çmimeve për të dytin vit radhazi për shkak të COVID-19.
Shfaqja e çmimeve ishte planifikuar për datën 6 janar në Palm Springs Convention Center. Fituesit do të zbulohen në një deklaratë për shtyp të shpallur më 15 janar.
Vetë festivali i filmit, i cili ishte planifikuar të zhvillohej nga 7 deri më 17 janar, është anuluar gjithashtu.
Në vend të kësaj do të mbahet nga 21 deri më 27 qershor.
“Pitti Uomo”
Ndërsa shfaqja vjetore tregtare e meshkujve është ende duke vazhduar, stilistet Ann Demeulemeester dhe Brunello Cucinelli kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në Pitti Uomo, i cili zhvillohet në Firence nga 11 deri më 13 janar.
Cucinelli zbuloi më 4 janar se marka e meshkujve nuk do të marrë pjesë në Pitti Uomo për shkak të variantit të përhapur Omicron, transmeton rtv21.tv
Dizajneri do të vazhdojë të prezantojë koleksionin e markës për meshkuj të vjeshtës 2022 gjatë Javës së Modës në Milano përmes takimeve të shtypit dhe klientëve që ndjekin protokollet e COVID-19.
“Project”
“Project” anuloi panairin e ardhshëm tregtar për meshkuj në New York më 4 janar. Shfaqja tregtare ishte planifikuar fillimisht për 26 dhe 27 janar.
Organizatorët ia atribuuan anulimin misionit të tij për t’i shërbyer më mirë komunitetit të veshjeve për meshkuj.
Shfaqja tregtare është ende duke planifikuar të vazhdojë me shfaqjen e saj personale në Las Vegas të organizuar nga 14 deri më 16 shkurt dhe edicionin e tij të korrikut të “Project New York”.
“Sundance Film Festival”
Festivali i Filmit “Sundance” njoftoi më 5 janar se po anulonte ngjarjet personale dhe do të kalonte në virtual, ndërsa varianti Omicron vazhdon të përhapet.
Festivali është planifikuar të fillojë më 20 janar dhe të përfundojë më 30 janar.
Karnivali në Rio de Janeiro
Rio de Janeiro ka anuluar paradat e famshme në rrugë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, njoftoi të martën kryetari i bashkisë së qytetit, Eduardo Paes gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, transmeton rtv21.tv
Ndërsa, disa ngjarje të mëdha të karnavaleve do të vazhdojnë ende, festat e organizuara në rrugë, të njohura si “blocos” do të anulohen për të dytin vit radhazi, shtoi Paes.
“Golden Globes Awards”
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes 2022”, po ndodh, “por nuk po ndodh” – kështu po përshkruhet pasi ky eveniment do të organizohet pa audiencë e tapet të kuq.
Të dielën, konkretisht më 9 janar do të mbahet “Golden Globes Awards” në Los Angeles, vendi ku çdo herë është shënuar kjo ceremoni, por organizatorët bën të ditur se nuk do të jetë si herave të tjera për shkak të Covid-19, transmeton rtv21.tv
“Shëndeti dhe siguria mbeten një përparësi kryesore për HFPA-në. Nuk do të ketë një audiencë më 9 janar, dhe masat paraprake të mëposhtme po merren për anëtarët e përzgjedhur, dhe përfituesit që do të jenë në dhomë. Dëshmia e vaksinimit dhe vaksina përforcuese, së bashku me një test negativ PCR brenda 48 orëve, kërkohet për hyrje. Të gjithë të ftuarit do të jenë të maskuar dhe të distancuar nga shoqëria gjatë gjithë kohës gjatë qëndrimit në sallë. Nuk do të ketë tapet të kuq”, tha HFPA(The Hollywood Foreign Press Association) në një njoftim.
Disneyland Hong Kong
NCIS & NCIS: Los Angeles
Grey’s Anatomy & Station 19
The Rookie
Mrs. Doubtfire
The Music Man
The Wheeling Symphony Orchestra./21Media