Kolona të gjata në Morinë

Mijëra shqiptarë të Kosovës janë drejtuar për vikend për në bregdetin shqiptar. Kolonat e gjata në Morinë kanC nisur ende që pa zbardhur dita.
Vetëm të premten dhe të shtunën sipas informacioneve, kanë hyrë në vendin tonë 50 mijë persona nga Morina, ndërsa vetëm paraditen e së dielës (8 gusht)  ka pasur një fluks prej 25 mijë qytetarësh.
Për të shmangur pritjet e gjata, dogana shqiptare punoi me kapacitete të plota, por edhe me procedura të përshpejtuara.
Shqiptarët e Kosovës thonë se do të kalojnë pushimet në Shqipëri por kanë edhe kërkesat e tyre për heqjen e traut, shkruan oranews
Por jo vetën në kufi, një tjetër segment problematik është ai i Rrugës së Kombit tek Ura e Drinit në hyrje të Kukësit, ku janë krijuar kolona po ashtu.
Gjithashtu krahasuar me të shtunën, edhe në Kakavijë është shtuar fluksi i udhëtarëve.
Kjo pikë kufitare ka pritur 8813  shtetas në hyrjedalje.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 4963 dhe kanë dalë 1960 shtetas të huaj dhe shqiptarë, dhe Në Qafë-Thanë, kanë hyrë 6382 dhe kanë dalë 3860 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Back to top button