Policia sekuestroi 23 kg kanabis, në mesin e të arrestuarve një polic

Policia e Pogradecit ka bërë të ditur se ka sekuestruar një sasi prej 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.
Hetimet për këtë rast zgjatën 2 muaj ndërsa u arrestuan 2 persona njëri nga Tirana ndërsa tjetri nga Kruja dhe njëkohësisht punonjës policie në FNSH e Tiranës.
Ndërsa në kuadër të operacionit “Hudënishti” u shpallën në kërkim edhe tre persona me incialet, Sh. I., 48 vjeç, S. O., 44 vjeç dhe M. T., 32 vjeç.
Mësohet se droga kishte destinacion Greqinë dhe Maqedoninë./oranews/

Back to top button