Kolonë e gjatë në Vërmicë

Ndonëse Qeveria e Kosovës vendosi masat antiCOVID-19 për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, megjithë qytetarë të shumtë nga Kosova edhe këtë të premte kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritja në pikën kufitare në Vërmicë është deri në një kilometër, për çka qytetarët presin deri në 40 minuta për të kaluar kufirin.
Ndryshe prej daljes pritjet në hyrja janë deri në 5 minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritje për dalje janë edhe në pikën kufitare në Merdarë.
Për shkak të rritjes së rasteve me Koronavirus, Kosova ka vënë masa shtesë antiCOVID. Të gjithë qytetarët, pavarësisht shtetësisë, obligohen të paraqesin në hyrje dhe dalje dëshminë e vaksinimit, testin PCR të 72 orëve të fundit ose atë serologjik të 30 ditëve të fundit. Në të kundërtën do të vetizolohen për 7 ditë. /21Media 
 

Back to top button