Koloneli i ushtrisë së Kosovës Ejup Maqedonci na mbushi krenari (Video)

U lëndua në stërvitje ushtarake në Japoni, refuzoi dëmshpërblimin 30 mijë euro
Pandemia, por edhe ngjarje të tjera të pakëndshme, diktojnë që në emisione të lajmeve mjerisht të mbizotërojnë lajmet e këqija.
Por, jeta ka edhe anën tjetër, dimensionin e saj pozitiv që jep kënaqësi. Madje edhe na mbush krenari. Pikërisht në këtë frymë është tregimi që vjen në ekranet tuaja. Koloneli i ushtrisë së Kosovës Ejup Maqedonci u lëndua në një stërvitje ushtarake në Japoni, por refuzoi dëmshpërblimin 30 mijë dollarë nga shteti japonez. (Teksti & kamera: Lirie Dibrani) /21Media

Back to top button