Komandanti i Gardës Kombëtare IOWA vizitoi njësitë e FSK-së

Komandanti Orr përgëzoi punën e FSK-së

Komandanti i Gardës Kombëtare IOWA nga SHBA, gjeneral major Timothy  Orr me bashkëpunëtorët e tij  i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama  kanë vizituar  Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj si dhe Batalionin e parë  të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan.

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj  ata janë pritë  nga Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Enver Cikaqi me stafin e tij  dhe është njoftuar  për  aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar KDS-ja,  përgatitje dhe prioritete këto të dhëna nga Komandanti i FSK-së për Komandën e Doktrinës  si  institucion edukativ dhe me prioritet në fazën e transformimit.

Orr në KDS ishte shumë i interesuar për të gjitha proceset që po kalon FSK-ja si trajnimet, infrastruktura, përgatitja e stafit dhe shumë çështje tjera me interes.

Vizita ka vazhduar në përcjelljen e disa trajnimeve që janë duke u realizuar në KDS. Ai  ka takuar gjithashtu  dy pjesëtarët e FSK-së të cilët kishin dal të parët në garën e “Ushtarit më të mirë për vitin 2017”,  tetar Rafet Gashi, tetar Binak  Podrimqaku, ku ndau nga një mirënjohje për të arriturat  e tyre  dhe i përgëzoi për suksesin.

“Ju përgëzoj për punën që jeni duke bërë për t`i shërbyer vendit, duhet të jeni krenar që keni veshur  uniformat  dhe prezantoni shtetin  tuaj, dhe ky është vetëm fillimi,  keni një rrugë përpara një karrierë e cila ju pret dhe familja e juaj të jetë  krenar me ju”, ka thënë Orr.

Rama, Orr dhe  zëvendëskomandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejt kolonel Xhevahir Geci, kanë vizituar Batalionin e parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë  në Gjilan. Delegacioni i lartë u prit nga Komandanti i Batalionit të parë Nënkolonel Haki Xhemajli, i cili falënderoi Orr dhe Ramën për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Gardës Kombëtare të Iowa-së që është bashkëpunim në vazhdimësi.

Në kuadër të kësaj vizite Orr dhe Rama takuan personelin e Kompanisë 1A,  të cilët sa po ishin kthyer nga tereni (Ushtrimi Fushor tre ditorë) i realizuar në fshatin  Marec.

Gjatë vizitës ë tij në Kosovë dhe në FSK, Orr  po ashtu ditë më parë ka vizituar Qendrën për Studime Universitare në Kazermën “Adem Jashari”  në Prishtinë i cili u prit nga Komandanti i QSU-së Major Avni Kiçina./21Media

 

 

Back to top button