Komandanti i KFOR-it ngushëllon ministrin Berisha

Komandanti D’Addario i ka dërguar letër ministrit Rrustem Berisha

Letra ishte në lidhje me vdekjen e policit Izet Demaj, i cili u vra dje gjatë kohës që ishte në detyrë, në tentim të ndalimit të një grabitjeje.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario i ka dërguar një letër personale ministrit të mbrojtjes, Rrustem Berisha, shkruan rtv21.tv.

Telegrami është shkruar në gjuhën angleze, por më poshtë mund ta lexoni të përkthyer:

“I nderuar Zotëri,

Jemi informuar që, ju keni humbur një shok të luftës dhe një oficer të besuar të Policisë, dje gjatë shkëmbimit të zjarrit në një Bankë në Istog.

Është vërtet pikëlluese. Ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të gjitha ekipeve të KFOR-it Ju dhe familjes së policit që ishte në shërbim, duke ndarë me ju këto momente pikëllimi.

Gjeneral Major Lorenzo D’ADDARIO

KOMANDANT I KFOR-it

28 Dhjetor 2018” /21Media

Back to top button