Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja e policit të vrarë

Polici Izet Demaj ndërroi jetë dje pas plagëve të marra

Ngushëllimet për jetën e humbur të policit të Policisë së Kosovës erdhën nga të gjitha anët, me shumë persona që e konsideruar hero.

Për ngushëllime tek familja e policit ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili këtë e bëri të ditur në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan rtv21.tv.

“Në nderim të shembullit heroik të policit Izet Demaj, sot isha për ngushëllime në familjen e tij, me porosinë që të mbahen të fortë dhe me zotimin se në këtë tragjedi nuk do të jenë vetëm!”, shkroi Haradinaj në Facebook duke publikuar edhe disa fotografi.

Polici i rënë në detyrë dje në Istog, Izet Demaj, do të varroset nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Vrellë të Komunës së Istogut./21Media

Back to top button