​Komandanti i KFOR-it priti në takim një delegacion të Senatit të Francës

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo michele Ristuccia, ka pritur sot në takim një delegacion të Senatit francez, të drejtuar nga senatori Olivier Cigolotti, zëvendëskryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura.

Gjeneralmajor Ristuccia i ka njoftuar senatorët francezë në lidhje me situatën e përgjithshme në rajon.

“Senatorët Olivier Cigolotti, Helene Conway-Mouret, Michelle Greaume dhe Bernard Fournier morën pjesë në takim dhe diskutuan situatën e përgjithshme në rajon, duke rikonfirmuar angazhimin francez për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore”, njoftoi KFOR.

Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori i Francës në vendin tonë, Oliver Guerot.

Senatorët francezë gjatë qëndrimit të tyre në Prishtinë janë pritur edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe kanë pasur një takime dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Back to top button