Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë e qetë, por shumë e brishtë

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Angelo Michele Ristuccia, ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme.
Në takimin e Shefave të Mbrojtjes së NATO-s ai ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin e tyre e përkrahjen e misionit të KFOR-it.
Ristuccia i ka informuar ata për aktivitetet e KFOR-it.
“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Ristuccia, është njoftuar në faqen e KFOR-it në Twitter./21Media

Back to top button