Kombet evropiane dënojnë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës
Kombet në Evropë kanë qenë të shpejtë për të dënuar veprimin e Rusisë.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se kancelari, Olaf Scholz kishte folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy dhe e siguroi atë për solidaritet.
“Ne kemi një luftë tokësore në Evropë që menduam se do ta gjenim vetëm në librat e historisë. Është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar,” shtoi në një deklaratë ministri i ekonomisë Robert Habeck.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se ishte “i tmerruar” nga “sulmi i paprovokuar” dhe Britania do të “përgjigjej me vendosmëri”, transmeton rtv21.tv.
Kryeministri italian, Mario Draghi tha se veprimi ishte “i pajustifikuar dhe i pajustifikueshëm”.
“Ne po punojmë me aleatët evropianë dhe të NATO-s për t’iu përgjigjur menjëherë, me unitet dhe vendosmëri”, tha ai.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller tha se ishte “koha për të përforcuar krahun lindor të NATO-s”, duke shtuar “Ne presim që vendime të tilla të merren”./21Media