Kombëtarja e Kosovës në Hendboll nesër zhvillon ndeshjen me Malin e Zi

Federata e Hendbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se po vazhdon me stëvitje.
”Të shtunën paradite stërvitja është zhvilluar në Prishtinë, ndërsa pas drekës Kombëtarja është nisur për në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e FHK-së.
Kujtojmë që, nesër në orën 17:00 Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Malin e Zi.
”Është ndeshje e rëndësishme për të përgatitur ndeshjet kualifikuese të janarit”, thuhet tutje në njoftimin e federatës./21Media

Back to top button