Konkursi “Miss World” humb miliona dollarë për shkak të anulimit nga COVID-19

”Miss World” u anulua në minutën e fundit kjo pasi që, 23 vajza u infektuan nga COVID-19 dhe si rezultat i kësaj organizata humbi miliona euro, përkatësisht rreth 5 milionë dollarë, shkruan Page Six.
Konkursi ishte caktuar të zhvillohej më 16 dhjetor në ‘Porto Riko’, por u anulua vetëm disa orë para shfaqjes.
Një përfaqësues i konkursit ka thënë se “siguria e të gjithë të përfshirëve duhej të ishte parësore, edhe nëse kjo nënkupton kosto shtesë”.
Sipas raportit, 23 nga 97 garuesit rezultuan pozitivë së bashku me 15 anëtarë të stafit.
Shfaqja, e cila numëron Halle Berry dhe Lynda Carter si ish-fituese, tani është riplanifikuar për t’u mbajtur në Puerto Rico Coliseum Jose Miguel Agrelot më 16 mars.
“Ne jemi të sigurt se ngjarja do të jetë një sukses i madh në mars dhe falenderojmë të gjithë për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre,” tha përfaqësuesi i shfaqjes./21Media

Back to top button