Kombëtarja e Kosovës nesër udhëton në Podgoricë për miqësoren me Malin e Zi

Federata e Hendbollit e Kosovës ka bërë të ditur se nesër Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Podgoricë, pasi që të dielen është miqësorja me Malin e Zi.
Ndërsa, tani Kombëtarja po zhvillon stërvitjen e parë në prag të katër ndeshjeve kualifikuese që i kanë në janar.
”Nën urdhërat e përzgjedhësit Bujar Qerimi, stërvitja po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë”, thuhet në njoftimin e Federatës së  Hendbollit të Kosovës./21Media

Back to top button