Kombëtarja e Kosovës nisi me këmbë të mbarë garat për kualifikimet e Kampionatit Evropian

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave i ka nisur me këmbë të mbarë garat e raundit të dytë për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës B, Dardanet U19 kanë fituar ndaj Estonisë, me rezultat 2:1. Golat për Kosovën i shënuan Loreta Lulaj, në minutën e 45-të dhe Fortesa Berisha, në minutën e 52-të.
Ndërkaq, golin e vetëm estonet e shënuan në minutën e 75-të nëpërmjet Katrin Saulus.
Ky turne kualifikues po zhvillohet në Edinburgh të Skocisë. Ndeshjen radhës të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit e luajnë pas tri ditësh kundër Kazakistanit, derisa në ndeshjen e tretë dhe të fundit ballafaqohen me Skocinë, më 11 prill./21Media

Back to top button